Telegrafi

Kompanitë ajrore kërkojnë testimin e shpejtë të pasagjerëve për COVID-19

Udhëtarët në Aeroport | Foto: Dave Rowland/Getty Images/Guliver

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) kanë bërë thirrje për zhvillimin dhe aplikimin e një testimi të shpejtë për COVID-19 për të inkurajuar udhëtarët që të fillojnë përsëri fluturimet.

IATA thotë se do të punojë përmes Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe me autoritetet shëndetësore për ta zbatuar këtë sa më shpejt.

“Çelësi për të rivendosur lirinë e lëvizjes përtej kufijve është testimi sistematik ndaj COVID-19 i të gjithë udhëtarëve para nisjes. Kjo do t’u japë qeverive besimin për të hapur kufijtë e tyre pa ndryshime të vazhdueshme në rregullat e udhëtimit”, tha shefi i IATA-së, Alexandre de Juniac, përcjell Telegrafi.

Që nga ndërmarrja e masave si rezultat i pandemisë COVID-19, humbjet llogariten të tejkalojnë 400 miliardë dollarë.

Disa qeveri kanë rihapur me kujdes kufijtë që nga ajo kohë, por ka qenë i kufizuar përvetësimi si rezultat i masave të karantinës që i bën udhëtimet jopraktike. /Telegrafi/