Kompania zvicerane Destinus SA dëshiron të fillojë prodhimin e aeroplanit hipersonik, që do të përdoret për transport të shpejtë dhe të “pastër”.
Destinuas është afër realizimit të ëndrrës pasi që ka mbledhur mbi 26,8 franga zvicerane, përkatësisht 29 milionë dollarë për financimin e zhvillimit të aeroplanit hipersonik që do të përdor hidrogjen si karburant, transmeton Telegrafi.
Industria e automobilizmit ngadalë po kalon në motorë elektrikë, por ky tranzicion nuk do të jetë edhe aq i lehtë për avio-industrinë.
Aeroplanët që përdorin bateri janë prezantuar me herët, teknologjia e tyre është në zhvillim e sipër, por akoma ka probleme në veçanti kur bëhet fjalë për kapacitete transportuese dhe qëndrueshmëri.
Veturat fluturuese si Air Taxi që përdorin bateri, do të mund të zgjidhnin problemin e transportit urban, por avio-industria tani është fokusuar në derivate alternative siç është hidrogjeni.
Përparësia më e madhe e përdorimit të hidrogjenit si burim energjie është që nuk bën emetim të gazrave. Kur digjet si karburant, hidrogjeni prodhon ujë, që në aspektin ekologjik është i pranueshëm dhe sërish mund ta shndërroj në derivat – e kjo është një përparësi e madhe për sektorin e transportit.
Destinus dëshiron ta përdorë këtë koncept dhe të avancoj, me qëllim që aeroplanët hipersonik të mund të përdorin hidrogjenin.
Hiperaeroplani nuk ka nevojë për infrastrukturë të veçantë, sepse mund të përdor aeroportet ekzistuese për zbritje dhe ngritje.
Megjithatë, pasi të arrin lartësinë e caktuar, aeroplani do të aktivizojë motorin raketor që do t’i mundësojë të arrijë shpejtësinë hipersonike dhe të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes kontinenteve për disa orë.
Kompaninë Destinus e themeloi Mikhail Kokorich, biznesmen me aftësi të jashtëzakonshme në inxhinieri, teknologji dhe organizime. Destinus aktualisht po punon me një ekip prej 50 inxhinierëve dhe menaxherë, që kanë punuar më herët për kompanitë si Arianspace, Boeing, Airbus, Dassault, Rolls-Royce dhe kompani tjera. /Telegrafi/