Kompania TehnoBurimi dhe kompania Comodita kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku kompania TehnoBurimi do të bëjë ndërtimin e fabrikës më të madhe në botë të dyshekëve Comodita e cila pritet të jetë 80.000m2, dhe do të punësoj 2500 punëtorë, në qytetin e Gjakovës.
Ky është shembulli më i mirë që prodhuesit rriten dhe fuqizohen së bashku, duke përkrahur njëri tjetrin për një ekonomi më të zhvilluar dhe më të fuqishme.
Kompania TehnoBurimi do të angazhohet në ndërtimin e fabrikës së parafabrikuar me konstruksion të betonit, e cila do të jetë ndër më modernet në vendin tonë.
Kjo kompani prodhon elemente të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, ulluqet, gypa betonit, e shumë produkte tjera të cilat njihen për cilësinë dhe janë të garantuara, pasi që të gjitha produktet janë të standartizuara.