Telegrafi

Kompania turke “TAT grup devel” paralajmëroi investime në Shqipëri

Në takimin me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, investitorët turq kanë theksuar se për projektet për energji ripërtërirëse dëshirojnë të investojnë në rajonin Tepelenë-Sarandë. Ata kërkojnë nën koncesion ta marrin ndërtimin e autostradës "Rruga e Arbërit", si dhe ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në sferën e turizmit, kompania turke parashikon të ndërtohet kompleks turistik në Vlorë.

Kryeministri Berisha e përshëndeti interesimin e kompanisë turke, duke theksuar se investimet në këto sfera paraqesin prioritet kryesor, ku Qeveria shqiptare ka angazhuar një pjesë të rëndësishme të burimeve financiare.

Gjithashtu, në takimin kryeministri Berisha i ka informuar përfaqësuesit e kompanisë turke për mbështetje të tërësishme që Qeveria shqiptare dhe legjislativa ua ofrojnë investitorëve të huaj.