Kompania për shitjen e biletave të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, “tiks.app” ka ardhur me një njoftim të ri.
Qytetarët e Kosovës po hasin në vështirësi të ndryshme gjatë tentimit për blerje të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë.
Megjithatë, këto vështirësi dhe shumë parregullsi tjera i ka sqaruar kompania “tiks.app” në njoftimin e fundit në rrjetet sociale.
Njoftimi i tiks.app
I lusim Mediat, qe pe hir te korrektesise dhe ne menyre qe mos te thellojne pakënaqësitë e qytetareve te cilët mund te kenë informacione te kufizuara mbi procesin e shitjes se biletave online, te na kontaktojne lirshem per cdo informate apo pyetje shtese qe mund te kene.
Rastet kur klientët kanë kryer pagese dhe nuk kanë pranuar biletat në email, kanë ndodhur thuajse ne çdo ngjarje, mirëpo ne asnjë rast nuk kanë mbetur pa biletë. Mos dërgimi i emailit është i ndërlidhur me shume faktor teknik dhe si i tille mund te dështojë ne disa raste, por gjithmonë pas harmonizimeve qe bëhen brenda sistemit ne periudha te ndryshme kohore, këto raste identifikohen dhe klientëve iu dërgohen biletat ne email apo ne profilet e tyre brenda Tiks.APP.
Çdo transaksion ne tiks.app është i garantuar dhe siguruar nga VISA dhe MASTER, kështu qe qytetarët nuk duhet te shqetësohen lidhur me këtë çështje.
Me respekt,
TIKS.APP
/Telegrafi/