Site icon Telegrafi

Kompania shpërbleu punëtorët me një orgji

Derisa shumica e firmave tregojnë vlerësimin ndaj punëtorëve të tyre me një gjysmë dite të lirë ose me ndonjë pako me shpërblime simbolike, gjiganti i sigurimeve “Munich Re” vendosi se një natë me seks është mënyra më e mirë për ta mbajtur stafin të motivuar.

Njëri prej divizioneve të kësaj kompanie, Ergo, pranoi se ishin ftuar në orgji në një banjë të Budapestit më 2007 për të shpërblyer punëtorët më të suksesshëm, ku mysafirët kishin të drejtë të merrnin një prostitutë në shtrat dhe “të bënin çfarë të dëshironin”.

Por, një pjesëmarrës në orgji tha se ajo nuk ishte një orgji e tillë ku nuk dihej kush kujt po i “gjuhej” por ishte një ngjarje e organizuar mirë, me prostituta të veshura me rroba nate me ngjyra të cilat merrnin nga një vulë pasi kryenin shërbimet.

Një dëshmitar anonim i tha gazetës gjermane Handelsblatt se pas çdo takimi vajzave u vendosej një vulë në krah në mënyrë që të mbajnë shënime se sa herë secila femër ishte frekuentuar.

Një zëdhënës i Ergo-s i tha BBC-së se kjo ndejë kishte ndodhur vërtetë, por organizatorët prej asaj kohe kishin lënë kompaninë dhe kjo “nuk ishte mënyra e zakonshme për shpërblimin e punëtorëve”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version