Kompania e specializuar S-Imeri, po merr pjesë në panairin më të madh për inxhinieri mekanike të Bad Salzuflen në Gjermani.
Në këtë panair, po ashtu po marrin pjesë kompani të mëdha gjermane.
Me ndihmën e GIZ-it, S-Imeri gjatë këtij panairi së bashku me disa kompani kosovare po prezanton klasterin e metaleve dhe energjisë së ripërtërishme.
S-Imeri GMBH është në pronësi të plotë të kompanisë kosovare S-Imeri SHPK.
S-Imeri është themeluar në fillim të viteve 2000, ku me besimin e klientëve, tashmë kompania ofron një lloj-llojshmëri të shërbimeve si enterier dhe eksterier, termoizolim, hidroizolim, punime me pllaka gjipsi, fasadim, renovime të brendshme e të jashtme dhe fasada për periudha të ndryshme arkitekturore. /Telegrafi/