Rritja e numrit të prekur me virusin COVID-19 është rritur në mënyrë drastike kohëve të fundit në Kosovë, gjë e cila ka shpirë edhe Qeverinë e Kosovës të merr masa drastike me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit, e në veçanti të variantit Delta.
Por krahas masave të shtetit, edhe kompanitë private kanë filluar të bëjnë thirrje për vaksinim tek punëtorët e tyre me qëllim të vijimit të procesit të rregullt të punës.
Një prej këtyre kompanive është edhe “Rikon”, e cila merret me servisimin dhe shitjen e printerëve, skanerëve, etj.
Për shkak të natyrës së punës, e cila kërkon që punëtorët e “Rikon” të kenë qasje në vendet publike, mos vaksinimi i punëtorëve ndikon që kompania të ketë telashe në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.
Kësisoj, duke filluar nga data 1 shtator, kompania ka vendosur që mos t’i arsyetohet mungesa në punë secilit punëtor që preket nga COVID-19 si pasojë e mos vaksinimit.