Site icon Telegrafi

Kompania që zgjedh modelet duke u bazuar në arritjet e tyre, e jo vetëm në trup (Foto, +16)

Duke marrë parasysh suksesin e kampanjës së vitit të kaluar ‘Modelled By Role Models’, kompania Panache ka vendosur ta rikthej këtë ide prapë.

Në vend se të punësoi modele standarde për të prezantuar koleksionin e ri të të brendshmeve seksi, Panache ka vendosur që t’i zgjedhë femrat në bazë të arritjeve të tyre, e jo vetëm duke u bazuar në trup, transmeton Telegrafi.

Këtë vit ata kanë vendosur të lansojnë një garë për t’i gjetur modelet e tyre të reja, duke e pyetur publikun të nominojnë personin të cilin kishin dashur ta shohin në kampanjë.

Deri më tani ata kanë marrë më shumë se 7,000 nominime.

Shumë shpejt kompania e kishte ngushtuar këtë listë në 14 gra, dhe pastaj e kishte pyetur publikun të votoj për gjashtë femrat finale.

Këto janë gratë të cilat ata i kanë zgjedhur:

Elly Mayday

Anja Loven

Emily Findlay

Sylwia Blach

Jayne Hurditch

Eliza Rebeiro

/Telegrafi/

Exit mobile version