Site icon Telegrafi

Kompania që ua mundëson fansave të futbollit të fitojnë 500 dollarë, derisa shijojnë ushqimin e preferuar dhe shikojnë ndeshje të futbollit në shtëpi  

Të gjithë fansat e zjarrtë të futbollit amerikan, të bëhen gati për punën e “ëndrrave”, shkruan CNN.

Një ueb-faqe e basteve sportive, po u ofron tre fansave mundësinë që të jenë “gurutë e ditës” në ndeshjet e NFL-së, transmeton Telegrafi.

Fatlumët do të fitojnë nga 5000 dollarë dhe 100 tjera, me të cilat mund të blenë ushqim derisa shikojnë lojën nga shtëpia.

“Duam t’ju japim fansave mundësinë që ta mbajnë në mend se si është të zgjedhësh ulësen më të mirë, për të shijuar ndeshjet për festat e fundvitit”, kanë bërë të ditur zyrtarë të NFL.

E për të fituar, aplikuesit duhet të dërgojnë disa detaje – duke shpjeguar se pse mendojnë se është një vendim i duhur.

Fituesit do të kenë rastin të shikojnë ndeshjet nga shtëpia me ulëse të veçanta, dhe ushqimin që ua sjell një kompani në shtëpi.

Të gjithë pjesëmarrësit në lojë duhet të jenë mbi 21-vjeç dhe kompania pranon aplikacionet deri më 16 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version