Telegrafi

Kompania që prodhon monedha në Mbretërinë e Bashkuar, u mobilizua të prodhojë mburoja të fytyrës për të luftuar coronavirusin

Krijuesit e monedhave në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar rolin e tyre, për të krijuar pajisje mjekësore, në luftën kundër COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, inxhinierëve të Royal Mint, iu deshën vetëm 48 orë, të dilnin me një model të veçantë të mburojës së fytyrës, dhe njashtu të marrin miratimin për prodhimin masiv të tyre.

“Motra ime punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar (NHS), dhe me të vërtetë mendja ime përqëndrohet në sifdat me të cilat përballet ajo, dhe mundësitë që ne mund t’i realizojmë për të mbështetur stafin e tyre”, tha drejtori i këtij operacioni, Leighton John.

Ndërkohë numri i të prekurve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 89 mijë, ndërsa 11 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/