Telegrafi

Kompania prestigjioze Euronics “zbarkon” në Shqipëri

Gjigant “Euronics”, lider i shitjeve në Evropë dhe më gjerë, ka vendosur që të hapë së shpejti pikën e parë të shitjes në Shqipëri.

Euronics Internacional u krijua në vitin 1990 në sajë të kooperimit të 5 shteteve evropiane.

Ky gjigant i pajisjeve elektro-shtëpiake dhe atyre elektronike, shtrihet në plot 27 shtete të botës dhe numëron gjithsej 11.500 pika shitjeje, me një xhiro vjetore prej 13.5 miliardë euro.