Site icon Telegrafi

Kompania “Pastrimi” paralajmëron se nga 15 gushti do t’i dërgojë te përmbaruesi konsumatorët borxhlinj

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë, ka njoftuar se duke filluar nga data 15 Gusht 2022, do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj (për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite), në procedurë përmbarimore te Përmbaruesi Privat.

Për t’iu shmangur kësaj procedure, “Pastrimi” iu ka kërkuar konsumatorëve që sa më parë të përmbushin obligimet ndaj kompanisë, sepse “përndryshe jemi të detyruar të dërgojmë lëndët në Procedura Përmbarimore”.

“Kompania Regjionale e Mbeturina KRM ”Pastrimi” Sh. A, Prishtinë ka për obligim shërbimin – largimin e mbeturinave për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit në Prishtinë si dhe në njësitë tjera rajonale, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas dhe Kastriot”, thuhet në njoftimin për media.

“Për të përmbushur këtë obligim me sukses dhe cilësi, kërkohet angazhim maksimal dhe bashkëpunim. Në mënyrë që t’iu ofrohet ky shërbim me cilësi, kërkojmë nga qytetarët që të përmbushin obligimet në pagesën e faturave”.

Tutje, thuhet se inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesit Privat krijon taksën shtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version