Site icon Telegrafi

Kompania “Pastrimi” njofton se ka filluar të bëjë procedimin e bizneseve tek përmbaruesi privat

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, njofton se ka filluar të bëjë procedimin e Bizneseve tek Përmbaruesi Privat.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se bizneset të cilat kanë borxhe ndaj Kompanisë “Pastrimi”, nga dt. 10.03.2025 janë duke u proceduar tek Përmbaruesi Privat.

“Kërkojmë nga gjitha bizneset që të kryejnë obligimet e tyre të faturës së mbeturinave”, vijon njoftimi i tyre./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version