Site icon Telegrafi

Kompania Pastrimi hap deponinë e mbeturinave në Mirash, fillon grumbullimin e tyre në Prishtinë

Kompania Pastrimi ka njoftuar qytetarët se që nga sot do të fillojnë me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë.

Ata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se kanë arritur të hapin Deponinë e Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash.

Lexo po ashtu Prishtina stërmbushet me mbeturina

“KRM ‘Pastrimi’ njofton qytetarët se pas mbylljes së djeshme të Deponisë se Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash, dhe mos arritjes së zbrazjes së kamionëve tanë me mbeturina, sot nga ora 11:00 ( Njëmbëdhjetë ) është bërë hapja dhe kemi filluar me zbrazjen e kamionëve tanë me mbeturina”, kanë shkruar në Facebook.

Ata po ashtu kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët e Prishtinës, pasi siç thonë për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave nuk do ta bëjnë grumbullimin e tyre sipas orarit të zakonshëm.

Lexo po ashtu Zogaj kërkon falje për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë: Jemi duke e zhbllokuar situatën

“Ekipet tona punuese me staf shtesë së punëtorëve kanë dalë menjëherë në terren ku kemi filluar grumbullimin e mbeturinave në Qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do mund të kryejmë terrenin sipas orarit të zakonshëm”, kanë shkruar ndër të tjera në rrjetin social në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version