Site icon Telegrafi

Kompania nga Kosova zgjeron shërbimin ‘Gjirafa50’ në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut

Gjirafa do ta zgjeroj shërbimin e shitjeve online “Gjirafa50” në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Kështu ka njoftuar themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Mërgim Cahani duke shtuar se nga ky vit qytetarët do të kenë qasje në shërbime.

“Jemi të lumtur se këtë vit zyrtarisht do të fillojmë me e-commerce në hiç më pak se tre shtete – Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Për herë të parë, klientët nga te tre shtetet do të mund të kenë qasje në ofertat fantastike të ‘Gjirafa50’ duke filluar zyrtarisht me Black Friday”, ka njoftuar Cahani.

Ai ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për zgjerimin e kompanisë në rajon.

“Ne vazhdojmë të mbajmë fokusin te kujdesi i pakrahasueshëm për klientët, diversitetin dhe origjinalitetin e produkteve dhe çmimet konkurruese. Për Kosovë, Gjirafa50.com për Shqipëri, Gjirafa50.al dhe për Maqedoni të Veriut, Gjirafa50.mk. Ky është një moment i rëndësishëm për ne përderisa vazhdojmë të zgjerohemi në rajon”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version