Telegrafi

Kompania nga Kosova në garë ndaj kompanive evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni

Kompania zvicerane Numarics, që ka zyrë edhe në Kosovë, është kompania e vetme nga vendi ynë që është në garë për çmimin ‘Startup of The Year’ në Central European Startup Awards.

Në këtë çmim, Numarics konkurron ndaj disa prej top-kompanive evropiane nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Numarics në fakt është kompania e vetme nga Kosova që konkurron për këtë çmim.

Në këtë fazë, votat e publikut kanë ndikim të madh andaj edhe ju mund ta mbështetni këtë kompani duke votuar në këtë link.

Përveç tjerash, fituesi i Central European Startup Awards nominohet për Global Startup Awards, ku do të konkurrojë ndaj top kompanive nga e gjithë bota.

Numarics është një fintech kompani nga Zvicra, me 2 zyre në Kosovë, që fokusohet në çështjet e administrimit të biznesit, me klientelë zvicerane.