Telegrafi

Kompania Line Group arrin të prodhojë deri në 150 dritare brenda ditës

Kompania Line Group është themeluar në vitin 1990 dhe si veprimtari kryesore ka prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave të jashtme strukturale dhe gjysmë-strukturale.

Prodhimet e kompanisë kryesisht përbëhen prej materialeve si: Plastika, Alumini dhe Qelqi të një kualiteti shumë të lartë të cilat janë të testuara nga laboratorë të ndryshëm ndërkombëtar.

Stafi punues i trajnuar dhe përgatitur profesionalisht me përdorimin e makinerisë së teknologjisë së fundit CNC arrijnë që lehtësisht brenda dite të prodhoj deri në 150 dritare. Një bord punues prej 60 punëtorëve arrin mjaft rezultate të mëdha dhe përmbushjen e kërkesave të klientëve.

LINE Group është pronare e kompanive FASAL, Rezidenca dhe Kastrioti.