Mbështetja disavjeçare e kompanive kosovare nga ana e agjencisë amerikane (USAID), po i jep frytet e saj.
Njëri nga bizneset që është përkrahur nga USAID-i, është ndërmarrja që merret me përpunimin e drurit “DONI” nga Mitrovica, e cila ka arritur që produktet e saj t’i plasojë edhe në tregjet shumë të largëta, transmeton Telegrafi.
“DONI” ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme për të eksportuar 2100 kuzhina në Republikën Demokratike të Kongos.
“Granti i marrë në projektin për fuqizimin e sektorit privat të ofruar nga USAID-i, na ndihmoi të rrisim sasinë dhe cilësinë e produkteve tona dhe të mundësojmë eksportimin e prodhimeve në vende të tjera”, ka theksuar Liridon Beqiri, drejtues i këtij biznesi. /Telegrafi/