Site icon Telegrafi

Kompania kosovare, kreativitetin e të cilës po e kërkon edhe tregu i Turqisë

Kreativiteti është proces natyror. Në shumë hulumtime dhe diskutime të shumta kemi rastisur të dëgjojmë sa është me rëndësi të qenit kreativ si në aspektin personal e po ashtu edhe në atë profesional.

Megjithatë është një kompani e marketingut në Kosovë, e përbërë nga disa të rinj të cilët përveç vullnetit dhe përkushtimit ndaj punës, njihen për kreativitetin e tyre dhe për koncepte aq të jashtëzakonshme sa që po i japin drejtim krejtësisht tjetër mënyrës së të bërit marketing në Kosovë e më gjerë.

Për shërbimet e agjencionit të marketingut “Base Agency”, interesim ka shprehur edhe një ndër kompanitë më të mëdha në Turqi, Doğuş, me brendin e saj Çerezos, të cilës Base ia ka realizuar një video-animacion për një lojë shpërblyese për tregun turk.

Në vazhdim, “Base Agency” do të lansojë edhe dy projekte të reja për brendet e korporatës turke Dogus, të cilat do të transmetohen në kanalet turke. /Telegrafi/

Exit mobile version