Site icon Telegrafi

“You are the brightest star”, koncepti fitues nga Growzillas shfaqet në Forbes

Kompania “Growzillas” është shpallur fituese e konkursit të Forbes – gjigandit global mediatik – duke shfaqur kështu dizajnin e vet në kanaçet e birrës të Forbes. Këto të fundit ishin prezente në Under 30 Summit, i cili u mbajt në Ohio, SHBA ditët e fundit.

Bashkëpunimi vjen pasi Benjamin Kolenović, CEO i Growzillas, i emëruar në listën e 30 Under 30, mori ftesën për të përfaqësuar kompaninë në konkursin e mbajtur nga Forbes për dizajnimin e kanaçes.

Në konkurs morën pjesë kompani nga e gjithë bota, ku secili prej tyre patën mundësinë të shfaqnin konceptet e tyre kreative.

Koncepti i Growzillas bazohet mbi idenë “You are the brightest star” ku kanaçja është e mbuluar nga një qiell me yje, me njërin nga yjet duke pasur shkëlqimin më të madh. Ky koncept përfaqëson të gjitha arritjet e personave më me influencë në fusha të ndryshme, të përzgjedhur ndër vite nga Forbes.

Kanaçja e birrës ishte pjesë e samitit Under 30 nga Forbes, në të cilin morën pjesë emra me renome nga industri të ndryshme, në mesin e tyre edhe Kendall Jenner, Bad Bunny, Alix Earle, MGK, dhe shumë emra të tjerë.

Exit mobile version