Telegrafi

Kompania kosovare eksporton në Irlandë

Prodhimi i karriges ka qenë një sfidë për prodhuesin për shkak të kërkesave shumë specifike të disenjatorit, mirëpo kompania Kosovare ka arritur që të kënaqë kërkesën evropiane për kualitet.

“Ky eksport është dëshmi që ne mund të konkurrojmë me prodhuesit evropian. Ky eksport është i vogël, por me rëndësi më të madhe për reputacionin e kompanive prodhuese kosovare se sa për ekonominë”, tha Sheqer Ukaj pronar i kompanisë Elnor.

Sipas tij, eksporti fillestar prej 100 karrigeve është pasuar nga një porosi prej 300 karrigeve dhe ne shpresojmë se këto porosi shënojnë fillimin e një bashkëpunimi më të madh.

Marrëveshja është përkrahur nga një konsulent irlandez i paguar nga Programi i Ndërmarrjeve Private Kosovare i USAID-së. Kjo nuk është hera e parë që një kompani është duke eksportuar në Bashkimin Evropian.

ELNOR është një prodhues i madh i produkteve te drurit në Kosovë. Kompania ka dy fabrika një në Pejë me emrin Ukaj dhe një në Prishtinë Elnor. Kompania është përkrahur nga USAID me trajnime menaxhimi dhe konsulenca për eksport.

Programi për Ndërmarrje Private Kosovare është duke e përkrahur industrinë e drurit. Programi përkrahë edhe sektorë të tjerë duke e përkrahur eksportin e produkteve kosovare që tash për tash përbën pak më shumë se 10 për qind të importeve.

“Kompanitë si Elnor, të cilat mund të kënaqin kërkesat evropiane për dizajn dhe kualitet janë shtyllat e zhvillimit të Kosovës. Për këtë USAID ka përkrahur dhe do të vazhdojë të përkrahë kompaninë ELNOR”, theksoi drejtori i Programi për Ndërmarrje Private kosovare Mark Wood. /Telegrafi/