Pas ndeshjes në Miami kundër Real Madridit në kuadër të “Internacional Champions Cup”, Neymar nuk do të kthehej në Barcelonë me shokët e skuadrës.
Ai është dashur që të udhëtojë për në Shangai, ku do të përmbushte një marrëveshje reklamuese me markën e veshjeve “Replay”.
Kjo ngjarje ishte planifikuar të mbahej të hënën e ardhshme, por organizatori është detyruar ta anulojë sepse nuk është i sigurt që reprezentuesi brazilian do të jetë i pranishëm.
E gjithë kjo sipas kompanisë japoneze, “Neymar dhe ekipi i tij duhet ta zgjidhin problemin e transferimit të brazilianit” dhe më pas të mbahet ngjarja në Kinë.
Replay katër sezonet e fundit ishin sponsor zyrtar i kostumeve të lojtarëve të ekipit të parë të blaugranave. /Telegrafi/