Kompania “IQ to Link” në kuadër të zgjerimit të saj nëpër pika të ndryshme nëpër Kosovë, të enjten ka hapur edhe një qendër në Prishtinë. Në këtë pikë pritet të punësohen rreth 200, ku do t’iu ofrohet mundësi të gjithë gjermano-folësve të jenë pjesë e kompanisë.
Në hapjen e kësaj qendre mori pjesë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ambasadori Heldt ka thënë se Kosova mund të ketë një klimë miqësore për investitorët.
“Tregimi im ka për qëllim sundimin e ligjit, sigurinë për investitorët e huaj, të tregojmë që Kosova përfundimisht mund të ketë një klimë miqësore për investitorët, që i mundëson investitorëve të huaj të tejkalojnë thashethemet për Kosovën. Për fat të keq nuk janë vetëm thashethemet, gjëja më e rëndësishme është që të tregojmë që ju mund të bëni biznes këtu në një mënyrë madhështore, e cila po ashtu i përshtatet standardeve që përputhen me legjislacionin tonë, standardet e sundimit të ligjit tonë, dhe po ashtu standardet sociale tona”, ka thënë ai.
Sipas tij kompania “IQ to Link” me investimin e saj në Kosovë ka treguar se këtu mund të bëhen gjerat që bëhen edhe në vende tjera..
“Për këtë “IQ to Link”ju ka treguar se gjërat mund t’i bëni këtu, mund të bëni gjëra edhe në frymën e korporatës, që gjithashtu është një rrugë e ndryshimit të lojës, që të marrin pjesë të gjithë, të gjeni zgjidhjen e gomës së shfryrë që t’i lejoni të rinjtë të shprehen. Fakti që sot po inaugurojmë një pjesë tjetër të “IQ to Link” në Kosovë, me një numër anëtarësh të rinj të këtij ekipi fantastik, duke arritur kështu në një mijë, është një storie suksesi që e keni krijuar për vetëm katër vite. Për mua është vërtetë e rëndësishme të këmbënguli në këto mesazhe. Është e mundur të bëhen gjëra këtu, shpesh ndjej frustrim sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këtë vend, dhe duhet të kërkojmë perspektivën diku tjetër. Dua t’ju inkurajoj se suksesi është i mundur këtu, që gjërat mund të bëhen këtu”, ka thënë ai.
Ndërsa themeluesit, “IQ to Link”, kanë thënë se kjo kompani ka synim të arrij në 1000 numrin e të punësuarve.
Jens Reichenbah, drejtor menaxhues, ka theksuar se janë krenarë që në Evropë kanë treguar se nga Kosova mund të ofrohen shërbime.
“Ishte me rëndësi që të ndërtojmë diçka në Kosovë që të jetë afatgjate. Kemi dashur të bëjmë diçka me vlerë për të rinjtë e talentuar. Ky nuk është sukses i një njeriu, por një storije suksesi e të gjithëve, është storie suksesi e të rinjve të Kosovës. Ne kemi arritur të lëmë përshtypje pozitive nga këtu në kompani shumë serioze si Adidas dhe DHL. Dhe ne jemi krenar që kemi treguar në Evropë se vërtetë nga Kosova mund të ofrohen shërbime. Synimi ynë është të arrijmë të kemi një mijë punëtorë, dhe jemi shumë krenar për këtë”, ka thënë ai.
Ndërsa, Joachim Hofsäsf, po ashtu drejtor menaxhues në këtë kompani, ka thënë se është mirë të investohet në Kosovë sepse ofrohen mundësi të mira.
“Mirë se erdhët në “IQ to Link”. Ne jemi duke festuar sot hapjen e lokacionit të pestë ndërsa të dytin në Prishtinë. Ne mendojmë të kemi 1000 punëtorë, dhe ky lokacion është special sepse ka të inkorporuar qendrën e fitnesit, qendrën e mjekimit, dhe gjëra të tjera. Ne mendojmë se është rruga e duhur që të bëhet biznes këtu në Kosovë pasi që ofron kushte të mira. Partnerët tanë janë Adidas, DHL dhe firma tera”, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë pikë të “IQ to Link”, kanë të inkorporuara disa qendra si, qendra e fitnesit, produksionit, salla e lutjeve, qendra e mjekut privat, dhoma e trajnimeve, kantina e ushqimit.
Kurse me hapjen e kësaj qendre, “IQ to Link” bëhet me pesë pika në Kosovë: në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan.
Për t’u bërë pjesë e kompanisë, ju mund të aplikoni online në www.iqtolink.de/karriere ./Telegrafi/