Kompania telekomunikuese IPKO, sot ka ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG.
Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht QMF-në në Kijevë, për ofrimin e shërbimit të analizave të gjakut (hemogram).
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka pritur sot përfaqësuesit e kompanisë IPKO, të prirë nga zyrtari i saj Arianit Duraku, dhe i ka falënderuar për këtë donacion, i cili do të ndihmoj QMF-në në Kijevë, për bërjen e analizave të gjakut, sidomos gjatë sezonit të rrezikut nga ethet hemorragjike.
Zyrtari i kompanisë IPKO, Arianit Duraku, ka bërë të ditur se këto donacione, janë pjesë e programit të kompanisë për t’i përkrahur institucionet, përmes mjeteve apo investimeve me mjete konkretizuese, të cilat përdoren në shërbim të qytetarëve dhe këtë janë duke e bërë në vazhdimësi.
Edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar kompaninë për dhënien e këtij donacioni, që sipas tij, ua lehtëson punën, në bërjen e analizave të gjakut, sidomos në sezonin kur edhe fillon rreziku nga prekja me virusin e etheve hemorragjike, dhe me këtë aparat që do të vendoset në QMF në Kijevë, banorët e kësaj pjese, do të mund t’i kryejnë analizat më afër vendbanimit, pa ardhur fare në Malishevë. /Telegrafi/