Site icon Telegrafi

Kompania gjermano-kosovare që po e rikthen shpresën e të rinjëve kosovarë për një jetë të sigurt dhe me dinjitet në Kosovë

Ndërsa vendi po përballet me një valë në rritje të largimit të të rinjve nga Kosova për një jetë më të mirë jashtë vendit, profesionistëve në lëmi të ndryshme, opinionistë të shumtë e njohës të realiteteve socio-ekonomike, po shprehen të shqetësuar duke i sugjeruar zëshëm Qeverisë për të ndërmarrë nisma me prioritet në mënyrë që të ndalet ky largim.

Një ndër më të zëshmit në këtë drejtim, ka qenë dhe vazhdon të jetë Hamdi Malushaj i cili me të vëllain Bashkimin që ka biznese në Gjermani dhe Zvicër, operojnë me një fokus të qartë në Kosovë që prej vitit 2011 duke qenë partnerë të besueshëm të korporatave gjermane në fushën e energjisë, prodhimit të softuerëve të ndryshëm, dhe së fundmi nga viti 2017 ata kanë filluar ofrimin e një game të gjerë shërbimesh edhe në fushën e kujdesit ndaj klientit me kompaninë KiKxxl & evroTarget L.L.C e cila u themelua pas një bashkëpunimi me kompaninë e cila është shpallur si punëdhënësi më i mirë në Gjermani për vitin 2017-2018, respektivisht kompaninë KiKxxl GmB.

“Kosovës i nevojiten përmirësime thelbësore në sistemin e arsimit. Ngritja e kapaciteteve dhe cilësisë në këtë sektor duhet të jetë prioritet për vendin tonë, sepse është tepër jetike që sistemi jonë të nxjerrë kontingjent të aftë të të rinjve për të punuar‘‘ theksoi Malushaj duke e bashkëpërjetuar brengën edhe ai ashtu sikundër shumë të tjerë për largimin e të rinjëve nga vendi ynë.

Tanimë, e kemi parë se të rinjtë në Kosovë posedojnë aftësi për të konkurrruar jo vetëm në tregun vendor, por edhe atë Evropian, andaj është qenësore që të kthehet fokusi në hapjen e sa më shumë vendeve të punës në Kosovë në mënyrë që ata të ofrojnë kontributin dhe talentin e tyre brenda vendit, pa pasur nevojë që të emigrojnë në shtete tjera.

Kompania gjermano-kosovare KiKxxl & evroTarget L.L.C e cila operon me zyret e saj në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, deri më tash i ka të punësuar mbi 500 kosovarë të profileve të specializuara për nevojat specifike të tregut gjerman. Nisur nga besimi i krijuar i partneritetit me kompanitë serioze gjermane, kompania sapo ka nënshkruar edhe një kontratë me njërin nga gjigantët botëror ne fushën e transportit (Rent A Car). Andaj, në muajt e ardhshëm Malushaj thot që KiKxxl & evroTarget L.L.C planifikon të punësojë edhe së paku 400 të rinj kryesisht me njohuri të avancuara të gjuhës gjermane por edhe të gjuhëve tjera, si; të gjuhës angleze, frënge, italiane, suedeze etj.

Të punësuarit në kompaninë KiKxxl & evroTarget L.L.C kanë paga shumë tërheqëse, deri në 1200€ në muaj, sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania, kontrata pune sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha trajtim me dinjitet.

Kjo kompani na dëshmon që megjithatë, për të rinjtë tanë që kanë ambicie dhe duan të kontribuojnë në vendin e tyre, edhe në Kosovë ka shpresë për punë dhe jetë të sigurtë.

Malushaj është optimist se përmes operimit të kompanive të tij do të mund të japë kontribut të dobishëm që të jetë një adresë premtuese për punësimin e të rinjve.

Për më shumë informata rreth konkurseve te hapura për punë, klikoni ne linkun më poshtë:

https://cubetarget.com/kikxxlevrotarget/Job/List

Exit mobile version