Derisa bota e Inteligjencës Artificiale lulëzon, disa lojtarë në industrinë e kujdesit shëndetësor po kërkojnë të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin publik.
HMNC Brain Health – një kompani e teknologjisë shëndetësore me bazë në Mynih, Gjermani – është një prej tyre. Kompania po përpiqet të përdorë teknologji të reja të fuqizuara nga AI për të adresuar çështjet e shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.
Kompania ka zhvilluar atë që përshkruhet si një mjet diagnostikues i “psikiatrisë precize” që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar, diagnostikuar dhe madje trajtuar depresionin.
Ndonëse teknologjia është ende në zhvillim, shefi mjekësor i HMNC-s, Dr. Hans Eriksson tha për Fox News Digital se mjeti mund të jetë i pari i këtij lloji në AI-n gjeneruese.
“Ne presim që të jemi ndoshta të parët që do të sjellim një shoqërues funksional diagnostikues së bashku me një trajtim të ri për depresionin”, tha ai. /Telegrafi/