Kriza energjetike në Kosovë është duke shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha edhe në bizneset e Kosovës.
Kompania Frutex, në një deklaratë për media ka njoftuar se që 4 ditë jo vetëm që ka reduktime disa orëshe, por edhe kur energjia elektrike kyçet tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator.
Aktvizimi i gjeneratorëve me kapacitet 1000 kW jo vetëm dhjetëfishon koston, por i rrezikon pajisjet elektronike si pasojë e mos përballimit të punës së gjatë 24 orëshe.
Prandaj Frutex ka paralajmëruar ngritjen e një padie kundër KEDS për shkak të dëmeve të shkaktuara në linjat prodhuese.