Site icon Telegrafi

Kompania farmaceutike nga Britania shpreson që deri në vitin 2030 të dalë me kurën kundër HIV-it

3d illustration of HIV virus. Medical concept.

Kompania farmeceutike britanike, GlaxoSmithKline është gati të nisë te njerëzit testimin e kurës së saj të mundshme kundër HIV-it.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, testimi i kësaj kure pritet të fillojë diku vitin e ardhshëm.

Kimberly Smith, shefja e kërkimit dhe zhvillimit në Glaxo, iu tha investitorëve se ajo shpreson që kompania të dalë me kurën “deri në vitin 2030, nëse jo më shpejt”.

Trajtimi i mundshëm i HIV-it potencialisht mund t’u japë aytre që janë infektuar nga virusi një mundësi për t’u shëruar plotësisht – një koncept i jashtëzakonshëm për një virus që dikur konsiderohej një ‘dënim me vdekje’.

Lajmi vjen afërsisht dy javë pasi autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar rekomanduan një ilaç për trajtimin e HIV-it të quajtur Cabotegravir, i njohur gjithashtu si vocabria, i cili u zhvillua nga GlaxoSmithKline. Injeksioni duhet të administrohet vetëm një herë në dy muaj.

Exit mobile version