Site icon Telegrafi

Kompania e ujësjellësit në Prizren shkyç konsumatorët që kanë pasur fatura të papaguara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A .PRIZREN, ka njoftuar të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga shërbimet e ujësjellësit dhe të cilët kanë pasur më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të kësaj kompanie, në muajin Mars janë përballur me shkyçje individuale dhe janë proceduar tek Përmbaruesi Privat.

Në njoftimin për media thuhet se në muajin Mars 2019, jemi detyruar të aplikojmë gjithsej 11 shkyçje.

“Ky trend do të vazhdoj edhe në muajt në vijim ku do të dyfishohet edhe numri i konsumatorëve që do të shkyçen. Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A. Prizren është marrë edhe me procesimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat dhe në muajin Mars janë inicuar gjithsej 156 lëndë të kategorive amvisëri dhe lokale. Procedura Përmbarimore është aplikuar edhe tek ata konsumatorë të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve dhe nuk u janë përmbajtur kontratave për pagesë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A. Prizren e lehtëson mënyrën e pagesës së borxhit për konsumatorët të cilët u përgjigjen thirrjeve të kompanisë.

“Me mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët, kërkojmë që të realizoni borxhet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të mundësoni realizimin e furnizimit të rregullt dhe sa me cilësorë me ujë të pijes, sepse vetëm në këtë mënyrë Ju mund të kontribuoni në cilësinë e shërbimeve tona”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version