Kompania e Simon Cowell, Syco Entertainment Limited, ka përfituar mbi 38 milionë funte (42 milionë euro) brenda një viti, që është baras me 73.000 funte (81.000 euro) në ditë.
Raporti vjetor dhe të dhënat financiare tregojnë përfitime mbresëlënëse prej saktësisht 38.854.398 funte (43.166.902 euro) për vitin financiar që ka përfunduar në mars 2018.
Simon, i cili është drejtor i kompanisë, besohet sa ka pasuri personale prej 360 milionë funtesh (400 milionë euro).
Ai drejton një shtëpi incizuese, një agjenci për talentë, kompani produksioni për film, muzikë dhe televizion, si edhe një shtëpi diskografike që i ka tri degë, Syco Music, Syco TV dhe Syco Film.
59-vjeçari menaxhon spektakle televizive, si ‘X Factor’, që ka versionet në 45 vende, si edhe formatin ‘Got Talent’ që realizohet në afro 200 vende të botës.
Secilin vit, fituesi i ‘X Factor’ fiton një marrëveshje incizimi me studion e tij.
Në javën e kaluar, The Sun njoftoi se ai planifikon të përfitojë akoma më shumë para duke lansuar një bend me katër majmunë të animuar. /Telegrafi/