Site icon Telegrafi

Kompania e sigurimeve zëvendëson stafin e punonjësve me robotë (Foto)

Në Tokio të Japonisë, një kompani sigurimesh do të zëvendësojë stafin prej 34 punëtorëve me robotë.

Në këtë mënyrë, kompania pretendon se do të fitojë mbi një milion euro, ndërsa rritë produktivitetin për 30 për qind, transmeton Telegrafi.

Derisa investimi në robotë dhe mirëmbajtja e tyre, nuk kushton shumë mbi 100 mijë euro.

Secili punëtor do të zëvendësohet me robot

Sistemi i tyre ka aftësi që të mendojë si njeri, lexon tekste, sheh imazhe, video dhe dëgjon audio.

Projekti që pritet të realizohet deri në muajin mars, do të përmirësojë shumë kontrollimin dhe përshpejtimin e dosjeve të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, pushimi shëndetësor, pagesa për barna apo spital, pushimet vjetore dhe për festa, si dhe roga do të jenë një gjë e së shkuarës.

Ndryshe, deri në vitin 2035 pritet që në Japoni, gjysmën e punëve ta kryejnë robotët. /Telegrafi/

Exit mobile version