Telegrafi

Kompania e shqiptarëve të Kosovës, me dinamit rrafshon objektin gjigant në Gjermani (Video)

Vëllezërit ndërmarrës Nazmi, Gani dhe Ilmi Viqa, janë pronarë të kompanisë së suksesshme në Gjermani, AWR GmbH.

Kompania e tyre që ka selinë në Shtutgart, sot ka qindra të punësuar, ndërsa është një nga kryesoret për demolime në Gjermani., transmeton Telegrafi.

Se kësaj kompanie i besohen detyra shumë delikate, është videoja e postuar më poshtë. Aty shihet një objekt i madh (që ngjan me hotel), i cili brenda pak çastesh rrafshohet për toke përmes shpërthimeve precize të dinamitit.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/