Telegrafi

Kompania e prodhimit të bizhuterive, me fushatë unike të marketingut (Foto)

Dizajnerja Karen Walker nga Zelanda e Re, ka vendosur që linja e fundit e bizhuterive të reklamohet në duart e dy grave të moshuara.

Kampanjën e quajtur ‘Duart Magjike’, ajo ia ka besuar 93-vjeçares Phyllis Sues dhe 78-vjeçares Roberta Haze, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, duart e pianistes dhe të valltares janë po aq të bukura sa edhe fytyra e një modeles së re.

“Nëpër secilën rrudhë, ka një histori dhe tregim konkret”, ka thënë Walker.

“Duart janë njëjtë të shtrenjta, sa edhe një fytyrë e bukur. Këto ‘Duar Magjike’, tregojnë për një jetë të jetuar mirë, dhe janë një eksperiencë në vete”.

Siç mund të shihet në fotografi, gishtat e duarve të gjysheve janë mbushur me unaza, teksa thonjtë ia kanë lyer me ngjyrë të zezë apo të kuqe. /Telegrafi/