Site icon Telegrafi

Kompania e njohur britanike e basteve sportive po përkujdeset që e gjithë bota të mësojë sukseset e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të befasojë të gjithë me paraqitje të mira, e që këtë ta mësojnë edhe tjerët jashtë Kosovës është duke u përkujdesur bet365.

Kompania e njohur britanike e basteve sportive online, i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës sa herë që ajo luan.

Në faqen e saj në Twitter, bet365, poston gjëra interesante pas çdo ndeshje, postimet zakonisht pasqyrojnë sukseset e Dardanëve dhe tallën me kundërshtarët e tyre.

Kështu ndodhi edhe pas barazimit ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, ku Kosova mori pikë e parë në Grupin A pas barazimit 1-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në ‘Euro 2020″.

Më poshtë keni postimet e bet365 në llogarinë e tyre në Twitter, ku kanë 385 mijë ndjekës:

“Përfaqësuesja e Kosovës u bë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s në majin e 2016. Nga atëherë, ata kanë fituar në grupin e Ligës së Kombeve, u ngritën pas një ecurie 12 ndeshje pa humbje dhe po vazhdojnë të ngritën”.

“Ndeshjet e përfaqësueseve pa humbje: Kosova (12), Brazili (7), Anglia (7), Gjermania (4), Franca (3), Belgjika (2), Spanja (2)”.

“Danimarka ishte e renditur 120 vende mbi Kosovën: Kosova 2-2 Danimarka. Bullgaria ishte e renditur 82 vende mbi Kosovën: Kosova 1-1 Bullgaria. Nuk kanë frikë”.

Pas postimeve për Kosovën, bet365 u fokusuan te Arbër Zeneli, i cili me fanellën e Kosovës po tregon fantastikë, britanikët e krahasojnë atë me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Si të thuash “Më i madhi i të gjitha kohërave” në secilin vend: Angli – Messi, Spanjë – Messi, Gjermani – Messi, Francë – Messi, Itali – Messi, Portugali – Messi, Holandë – Messi, Kosovë – Zeneli”.

“Kur e kupton se do të përballesh me Arbër Zenelin dy herë në 2019”, shkruante bet365 në një postim. /Telegrafi/

Exit mobile version