Site icon Telegrafi

“Kompania e Ndershme” e Jessica Alba dënohet me 1.5 milion dollarë!

“The Honest Company” apo thënë në gjuhën shqipe “Kompania e Ndershme” e Jessica Alba duket se nuk është aq e ndershme.

E gjithë kjo shkaku i një mashtrimi që i ka bërë klientëve kompania e aktores hollivudiane.

“Honest Company” ka paguar 1.55 milion dollarë shkaku mashtrimeve të bërë me sapunët dhe preparatet pastruese të tyre nuk përmbanin një kimikat të caktuar, transmeton Telegrafi.

Sipas padisë, ato kanë përmbajtur sulfat të sodiumit, por doli se ky është një përbërës i një përzierje tjetër.

Konsumatorët mund të pranojnë një çek në Honest.com, e cila premtoi përmirësime të gabimeve në reklamim. /Telegrafi/

Exit mobile version