Telegrafi

Kompania e mbeturinave “Pastërtia”, njofton për vonesa në kryerjen e shërbimeve

Kompania e Mbeturinave në Komunën e Ferizajt “Pastërtia”, ka njoftuar se do të ketë vonesa në kryerjen e shërbimeve.

KRM “Pastërtia”, ka bërë të ditur se kjo ka ndodhë për shkak të ndërprerjes së deponimit në deponinën tranzistore në fshatin Gurëz.

“KRM “Pastërtia” ju njofton se si pasojë e ndalesës së zbrazjeve të makinerisë së rëndë në deponinë tranzitore ne fshatin Gurëz, do të paraqiten vonesa në shërbim”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj kompanie  kjo gjë po iu bëhet atyre pa paralajmërime paraprake, nga askush.

“Kjo ndalesë është bërë pa kurrfar paralajmërimi dhe pa arsye (kundjrejt kompanisë sonë) prandaj, ne kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për çdo vonesë të mundëshme në kryerjen e shëbimeve nga ana jonë. Vonesat do të paraqiten sepse makineria e vjetëruar e KRM “Pastërtia”, nuk do të mund t’i bëjë ballë trasportit deri në deponinë e fshatit Mirash të komunës së Obiliqit”./Telegrafi/