Site icon Telegrafi

Kompania e Berlusconit mohon shitjen e Milanit

Kompania e Berlusconit, Fininvest, ka hedhur poshtë spekulimet se është shitur klubi Rossoner.

Ishte raportuar gjatë ditës se është arritur marrëveshje me një investitor kinez për të shitur klubin gjatë verës, pasi bisedimet me Bee Taechaubol dështuan.

Spekulimet sugjeruan se Berlusconi është në dyshim për të nënshkruar shitjen, por se përfaqësues të kompanisë po bënin presion mbi të.

Fininvest kështu ka dalë me një komunikatë duke hedhur poshtë spekulimet se Berlusconi ka presion për shitjen e klubit Rossoner. /Telegrafi/

Exit mobile version