Telegrafi

Kompania Chrysler shkurton prodhimin për 1 muaj

Chrysler, një ndër tre prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Shtetet e Bashkuara, tha dje se afati më i hershëm për rihapjen e uzinave është 19 janari.

Kompania ka llogaritur se vëllimi i punës ka rënë 20 deri në 25 përqind si pasojë e situatës së kredive dhe rënies së shitjeve të cilat në nëntor ranë në masën 47 përqind.

Prodhuesit e makinave, Chrysler dhe General Motors thanë ata do të falimentojnë brenda disa javëve pa ndihmën e qeverisë.

Presidenti amerikan, George Bush, tha se administrata e tij po bën përpjekje të për të hartuar një plan ndihmash për prodhuesit e makinave.