Telegrafi

Kompania britanike mori mbi një miliard dollarë nga SHBA-ja për zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19

Kompania farmaceutike britanike AstraZeneca ka njoftuar se ka marrë një miliard dollarë nga autoritetet amerikane për zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit të ri, për ti siguruar 300 milionë doza të vaksinës për qytetarët e SHBA-së.

“Marrja e vaksinave për amerikanët sa më shpejt që është e mundur është një nga strategjitë e presidentit Donald Trump për të hapur vendin me siguri dhe kthimin në jetën normale”, komentoi Sekretari i Shëndetësisë amerikan Aleks Azar, transmeton Telegrafi.

“Administrata Trump ka bërë investime të shumta të mëdha në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave shumë kohë më përpara”, shtoi Azar në një deklaratë.

Zhvillimi i të paktën 300 milionë dozave

Departamenti i Shëndetit të SHBA-së ka saktësuar se do të japë deri në 1.2 miliard dollarë përmes këtij partneriteti publiko-privat për të zhvilluar të paktën 300 milionë doza me dërgesat e para në tetor të këtij viti.

Këto shuma do të paguhen nga Organi Amerikan për Kërkime të Avancuara në Biomjekësi (BARDA) për zhvillimin, prodhimin dhe dërgimin e vaksinave këtë vjeshtë”, shpjegoi gjiganti farmaceutik AstraZeneca. /Telegrafi/