Kompania BP Home Invest, së bashku me fabrikën InstaBuilt, po shënon një ditë me rëndësi për industrinë dhe vendin tonë.
Më 15 maj 2021 (e shtunë), do të niset kontigjenti i parë i shtëpive modulare (parafabrikat) për në SHBA. Kjo ditë shënon një ngjarje të veçantë, pasi kjo është fabrika e parë në Evrope e certifikuar për shtëpi parafabrikat që eksporton për SHBA, Texas – rrjedhimisht kompania e parë edhe në Kosovë.
Fabrika InstaBuilt, po ndërton një DemoPark në SHBA, konkretisht në Austin, kryeqytetin e shtetit të Texas. Kjo pritet të jetë baza e përfaqësisë dhe partneritetit me zhvilluesit dhe blerësit e ndryshëm të patundshmërisë në SHBA.
Ky është një lajm i rëndësishëm për Kosovën, pasi është hera a parë që një kompani në Evrope, dhe në Kosovë fillon eksportimin e shtëpive të gatshme për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që reflekton fillimin e një epoke të re për industrinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.