Telegrafi

Kompania Blue Origin e Jeff Bezos po përballet me pretendime për çështje të sigurisë

Autoriteti Federal i Aviacionit Amerikan (FAA) ka thënë se do të rishikojë shqetësimet e sigurisë të ngritura nga sinjalizuesit në Blue Origin, njëherësh kompania hapësinore e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen pasi 21 punëtorë të tanishëm dhe të mëparshëm pretenduan se kompanie kishte injoruar shqetësimet e sigurisë për të fituar avantazh në garën hapësinore.

Stafi gjithashtu u ankua për kulturë të seksizmit brenda kompanisë.

Blue Origin me këtë rast ka hedhur poshtë akuzat dhe tha se i qëndron rekordit të saj të sigurisë.

Punëtorët e udhëhequr nga ish-shefja e komunikimit të brendshëm të Blue Origin, Alexandra Abrams, i kanë bërë akuzat në një letër që iu dërgua FAA-s, para se të publikohej në faqen e internetit të lajmeve, Lioness.

Duke ngritur shqetësimet mbi standardin e raketës kryesore të kompanisë New Shepard, me të cilën Bezos udhëtoi në hapësirë në korrik, ata kanë shkruar: “Sipas mendimit të një inxhinieri që ka nënshkruar këtë tekst, ‘Blue Origin’ ka qenë me fat që asgjë nuk ka ndodhur deri më tani”. /Telegrafi/