Telegrafi

Kompania amerikane Tampico investon në Kosovë

Nënshkrimi i marrëveshjes me brendin më të shitur në Amerikë, të lëngjeve të pagazuara “Tampico”, pjesë kjo e kompanis Houtchens me seli ne Chikago, kanë përzgjedhur Kompaninë “Bibita” në Pejë, perfshine të drejtat e licencës për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi dhe Serbisë.

Teknologjia e fundit më moderne që ka instaluar Fabrika “Bibita”, kualiteti dhe cilësia e treguar deri më tani në këtë veprimtari, kanë qenë disa nga arsyet e përzgjedhjes.

Drejtori i Kompanis “Bibita”, Labinot Gruda, shprehet i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes si dhe për interesimin e vazhdueshëm që shteti amerikan tregon për Kosovën, duke e cilësuar këtë si arritje dhe sukses jo vetëm për kompaninë por për mbarë vendin.

Gruda tha se, prestigji i krijuar nga kompania Houtchens me lëngjet Tampico në Amerikë dhe shumë vende të botës, është një rast i shkëlqyer edhe për ekonominë kosovare, duke pasur paraysh hapjen e vendeve të reja të punës, sjelljen në treg të produketeve me përmbajte dhe cilësi të lartë, si dhe risi për konsumatorin, gjë e cila mbetet prioritet i vazhdueshëm i ndërmarrjes Bibita.

Vlen të theksohet se “Tampico”, tanime gjendet në listën mbarë botërore të Forbesit, duke u radhitur kështu në pozitën e 178, një sukses ky i jashtëzakonshëm për kompaninë në fjalë. /Telegrafi/