Kompania e specializuar për robotët e ushtrisë, Ghost Robotics, ka prodhuar robotin në të cilin është montuar një pushkë snajper.
“Shtet e Bashkuara dhe forcat speciale të aleatëve do t’i pajisim me inovacione”, thuhet në postimin e Ghost Robotics në Twitter, ku përbri saj është publikuar edhe fotografia e robotit të pajisur me një pushkë snajper, transmeton Telegrafi.
Pushka e njohur si SPUR është prodhuar nga kompania Sword International. Kjo kompani këtë armë e përshkruan si “pushkë për qëllime dhe misione speciale”.
https://twitter.com/Ghost_Robotics/status/1447699250570203137?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1447699250570203137%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3787489%2Frobot-sa-snajperskom-puskom
“SPUR është dizajnuar për shkrepje precize nga një platformë e automatizuar siç është roboti Vision-60 që prodhohet nga Ghost Robotics. Falë sensorëve të avancuar, SPUR mund të funksionojë në kushte të ndryshme, si natën ashtu edhe ditën”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Megjithatë, nuk dihet shkalla e autonominë të robotit të armatosur si dhe nëse do të kontrollohet nga njeriu. Ajo çfarë dihet që kjo pushkë përdor plumba të kalibrit 6.5 milimetra që janë zhvilluar për shkrepje nga distanca të mëdha. /Telegrafi/