Telegrafi

Kompania amerikane ‘Moderna’, deri në fund të vitit do të prodhojë 20 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër coronavirusit

Kompania bioteknike amerikane ‘Moderna’, ka njoftuar se deri në fund të vitit do të prodhojë 20 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi i bërë pas aplikimit tek rregullatorët e tregjeve në SHBA, vjen pasi shefi ekzekutiv i Modernas, Spehane Bancel, pati njoftuar se kompania planifikon të kërkojë autorizim emergjent për aplikimin e vaksinës tek grupet të cilat gjenden në rrezik të lartë për jetë.

Përdorimi i vaksinës do të zbatohet tek këta pacientë në rast të se ajo rezulton të paktën 70 për qind efektive.

Moderna e cila nuk ka sjellë asnjëherë në treg ndonjë vaksinë, i ka marrë gati 1 miliard dollarë nga qeveria amerikane, në kuadër të programit Operation Warp Speed, kompania ka arritur gjithashtu një marrëveshje furnizimi prej 1.5 miliard dollarësh me SHBA-në. /Telegrafi/