Telegrafi

Kompania amerikane me teatër në ambient të hapur, nga ku mund të ndjekin live ceremoninë e varrimit të më të dashurve të tyre

Derisa pandemia e coronavirusit po vazhdon ta mbajë botën e mbyllur dhe të aplikohet distanca sociale në tërë botë e në veçanti në SHBA, një kompani që kryen shërbime funerale në San Antonio ka filluar t’ju ofroj qytetarëve një shërbim të ri – të përcjellin nga larg, më saktësisht nga distanca ceremoninë e varrimit të më të dashurve të tyre.

Mission Park Funeral Chapels është kompania e parë që ka hapur një teatër në ambient të hapur, nga i cili mund të përcjellin ceremoninë e varrimit të afërmve në kohën kur kufizimi i lëvizjes është në fuqi dhe kërkohet mbajtja e distanca sociale, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 25.603 persona nga COVID-19, derisa 600 mijë tjerë janë të infektuar me këtë virus. E pikërisht këto të dhëna kanë bërë që qytetarët të hezitojnë të marrin pjesë nëpër varrime.

Kompania po u ofron që nga shtëpitë e tyre apo nga teatrot në ambient të hapur, të ndjekin ceremoninë e varrimit që transmetohet live, aty gjithashtu mund të postojnë komente të ndryshme duke u shprehur ngushëllime familjarëve. /Telegrafi/