Në Zonën zhvillimore teknologjike industriale në Prilep 1 sot do të lëshohet në përdorim fabrika e kompanisë amerikane e industrisë automobilistike “Gentherm”, investim prej 20 milionë euro, me 2 mijë punësime të planifikuara të drejtëpërdrejta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Gentherm” në kapacitetin në Prilep do të prodhojë sisteme termale për automobila dhe pajisje tjera, të dedikuara për eksport në tregun evropian, sipas paralajmërimeve, para së gjtihash, për gjigantët e mëdhenj automobilistik si “Ferari”, “Porsche”, “Bently”, “Renault”, “BMW”.
Menaxhmenti i kompanisë paralajmëroi se në fabrikën në Prilep do të sjellë teknologji të sofistikuar për prodhim të pjesëve për rregullim të temperaturës në automobila.
Një pjesë e të punësuarve të angazhuar tani më kaluan trajnim në kapacitetet e “Gentherm” në Ukrainë. /Telegrafi/