Telegrafi

Kompania Ajrore SAS, largon nga puna edhe 500 punëtorë

SAS në çerekun e dytë të vitit kishte raportuar humbje më shumë se 106 milionë kruna dhe reduktimi i stafit është duke u bërë në plan të kursimeve të kompanisë.

Tani kompania ka zgjeruar kursimet në 400 milionë kruna dhe për tërë këtë vit kursimet do të arrijnë në 1.5 miliardë kruna.