Telegrafi

Kompania ajrore Alitalia në prag të falimentimit

Komisioneri për falimentimin pranë kësaj shoqërie, Augusto Fantozzi u tha sindikatave se do të fillojë likuidimin e kompanisë dhe pushimin nga puna të personelit. Fantozzi organizoi një mbledhje urgjente me sindikatat, pasi skadoi afati për arritjen e një marrëveshjeje mes përfaqësuesve të sindikatës dhe investitorëve italianë.

Sipas njoftimeve, Kryeministri Silvio Berluskoni po e ndjek nga afër gjendjen e Alitalias. Zoti Bersluskoni e ka renditur shpëtimin e kësaj kompania nga falimentimi si një ndër përparësitë e qeverisë së tij. Kompania nuk ka realizuar fitime që nga viti 1999 dhe sipas njoftimeve humbet 2 presje 8 milionë dollarë në ditë. /DW/