Kompania Airbnb ka njoftuar se ka ndërmarrë masa kundër ahengjeve të paautorizuara në pronat e tyre, pas sulmit me armë zjarri ku mbetën të vrarë pesë persona.
Përmes disa shkrimeve në Twitter, Brian Chesky tha se kompania do të shqyrtojë të gjitha rezervimet me kujdes dhe do të largojë mysafirët të cilët nuk funksionojnë sipas politikave të kompanisë.
Ai theksoi se janë duke formuar një ekip të reagimit të shpejtë, për të reaguar në raste të ahengjeve të paautorizuara.
Starting today, we are banning “party houses” and we are redoubling our efforts to combat unauthorized parties and get rid of abusive host and guest conduct, including conduct that leads to the terrible events we saw in Orinda. Here is what we are doing:
— Brian Chesky (@bchesky) November 2, 2019
Pesë persona humbën jetën pas në sulmi me armë zjarri në San Francisko të Kalifornisë të enjten. Shtëpia katër dhomëshe ishte marrë me qira nga një grua e cila i tha pronarit se familjarët e saj vuanin nga astma dhe janë të detyruar të ikin nga tymi i zjarrit që kishte kapluar zonën ku ata jetonin.
Pronari deklaroi se kishte dyshime mbi rezervimin i cili u bë vetëm për një natë në festën e “Natës së Shtrigave”.
“Ne e lajmëruam policinë. Por, para se ata të arrinin, fqinjët na lajmëruan se është duke ndodhur një sulm me armë zjarri”, tha ai.
Dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes dhe motivet e këtij sulmi janë duke u hetuar. /Telegrafi/